Telenews

Sporti i Xhudos magjik në Algjeri, renditet para Francës, Spanjës dhe Serbisë (FOTO)

Kosova i ka përmbyllur në mënyrë fantastike garat në sportin e xhudos, në kuadër të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Xhudistët të drejtuara nga trajneri Driton Kuka, kanë arritur të sigurojnë pesë medalje për Kosovën, tri të arta dhe dy të bronzta.

Gjatë ditës së sotme, Loriana Kuka ia siguroi medaljen e tretë të artë Kosovës, pasi në finale mposhti francezen, Chloe  Buttigieg.

Laura Fazliu dhe Distria Krasniqi gjithashtu fituan medaljen e artë, derisa Akil Gjakova dhe Flaka Loxha atë të bronztën.

Nëse shohim medaljet e fituara sa i përket sportit të xhudos, Kosova renditet në vendin e parë me 5 sosh, teksa në vendin e dytë është Spanja, ndërkohë top pesëshen e mbyll Serbia.

Të ngajshme

Një tjetër futbolliste nga Kosova transferohet në Superligën e Turqisë

Erzana Fazliu

Real Madridi- mbreti i pathyeshëm i Ligës së Kampionëve, 15 herë i pari

Erzana Fazliu

Skitarja shqiptare Lara Colturi shkëlqen në Kranjska Gora

Erzana Fazliu