Telenews

Majk shihet nën shoqërinë e ish-konkurrentes së “Për’puthen”, del fotoja

Andi dhe Melisa, çifti i shumëpërfolur nga emisioni “Për’puthen”, u ndanë përfundimisht vetëm pak kohë më parë. Ka qenë pikërisht Andi i cili e ka konfirmuar këtë lajm ku tha se kishin kohë që ziheshin dhe se marrëdhënia ishte bërë toksike.

Si duket Melisa e ka hedhur pas krahëve historinë me të pasi ditën e sotme është fotografuar me këngëtarin më në zë të estradës, Majk.

Artisti njihet për fanatizmin e madh me të cilin ruan jetën e tij personale dhe ka zgjedhur gjithmonë të mos i bëjë publike lidhjet e tij. Mirëpo fotoja që po qarkullon në rrjet me Melisën po ngre dyshime të mëdha për një lidhje të mundshme mes dyshes.

Burime nga ‘Boom News’ tregojnë me anë të një fotoje se dyshja janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një prej hoteleve të Tiranës.

Nuk dihet ende nëse ka diçka mes tyre, ndoshta nuk ka asgjë dhe janë takuar për një bashkëpunim muzikor. Mirëpo takimet mes kolegësh mund të bëhen dhe diku tjetër, mbase në një kafe. Por gjithsesi nuk bie poshtë mundësia se mes Melisës dhe këngëtarit mund të ketë nisur diçka.

Ajo që bie më në sy është fakti që shumë vajza të njohura shqiptare preferojnë meshkujt kosovarë. Përmendim këtu Einxhel dhe Dagz si dhe Sarën me PM, dy çifte të dala nga “Big Brother VIP”.

Të ngajshme

Nata e fundit e “Sunny Hill”, Dafina Zeqiri dhe Dua Lipa shkëlqejnë krah njëra-tjetrës

Rrezarta Ramaj

Labinot Tahiri: Ju ftojë t’i mbledhim 200 mijë euro dhe tua blejmë nga një Mercedes-Benz krerëve të UÇK-së në ditën kur të lirohen

Yllka Gashi

Bora Zemani i përgjigjet me ironi komentit që e quajti “mendjemadhe dhe falso”

Rrezarta Ramaj