Telenews

Lajmi i fundit: Dorëzohet në polici Nuredin Lushtaku

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendim për ndalimin e Nuredin Lushtakut, por i njëjti nuk është hasur nga policia dhe ndodhej në kërkim nga kjo e fundit, Express merr vesh se Nuredin Lushtaku aktualisht ndodhet në stacionin e policisë, pra është dorëzuar.

Kujtojmë se dje është intervistuar Nuredin Lushtaku, por mbrojtja e tij e kishte konfirmuar lirimin pas intervistimit.

Prokuroria ka konfirmuar se Nuredin Lushtaku “posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarit F.L., dhe A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të ngajshme

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj