Telenews

Aksidentohet një autobus në Turqi, të paktën 6 të vdekur

Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën ndërsa 25 të tjerë janë lënduar në një aksident që ndodhi në Kirklareli në veriperëndim të Turqisë.

Autobusi i udhëtarëve i kompanisë “Nilufer Turizm” u përmbys dhe ra në humnerë sot në mëngjes në dalje të Kirklareli, shkruan Anadolu.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipe të shumta të ambulancës dhe policisë.

Guvernatori i provincës turke, Birol Ekici, tha se autobusi po udhëtonte nga Edirne në Bodrum, i cili u aksidentua në qarkun Luleburgaz.

Ai tha se në aksident humbën jetën të paktën 6 persona, mes tyre një fëmijë, ndërsa 25 të plagosurit u dërguan në spitale.

Të ngajshme

Vdesin tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në një aksident në Slloveni

Rrezarta Ramaj

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Rrezarta Ramaj

Prokuroria jep detaje për vrasjen e 14-vjeçarit në Prizren: 17-vjeçari dyshohet për vrasje të rëndë

Rrezarta Ramaj