Telenews

Kuvendi me seancë, këto janë dy pikat që do të tentohet të votohen

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë vazhdimin e seancës plenare, me pikat e papërfunduara nga seancat që u mbajtën më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik 2022.

Në njoftim thuhet se seanca do të fillojë nga ora 13:00. Në mesin e pikave është votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, si dhe ajo për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Më poshtë e keni rendin e plotë të ditës:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik 2022:

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor dhe 1 korrik 2022:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

Të ngajshme

Përfaqësues të Ambasadës Amerikane marrin pjesë në Kuvend

Yllka Gashi

Paratë e padeklaruara “ndalen” në kufi, mbi 54 mijë euro zbulohen nga Dogana

Yllka Gashi

Vdesin tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në një aksident në Slloveni

Rrezarta Ramaj