Telenews

Rrufeja godet edhe një person në Rahovec

Edhe një person është goditur nga rrufeja në qytetin e Rahovecit.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Sheremet Elezaj, i cili është shprehur se viktima për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

“Sot rreth orës 19: 00 Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se një person i moshës madhore ishte goditur nga rrufeja. Policia është përgjigjur rast”, është shprehur Elezaj.

“Viktima mashkull i moshës madhore nga familjarët është dërguar në QKMF-Rahovec , nga ku është dërguar pastaj në Spitalin Rajonal të Gjakovës, mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Rasti është duke vazhduar me hetime”, shtoi ai.

Të kujtojmë se javëve të fundit në Komunën e Rahovecit ka pasur disa raste nga goditjet e rrufesë ndaj njerëzve.

Të ngajshme

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt

Rrezarta Ramaj

Ankimoi masën e ‘arrestit në shtëpi’, shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni!

Rrezarta Ramaj