Telenews

Vuçiq: S’është e vërtetë që do ta takoj Kurtin në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mohuar se është caktuar një takim me  Kurtin në Bruksel.

Vuçiq, ka thënë se ai nuk i ikë takimeve, përkundrazi sipas tij këtë po e bën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk është e vërtetë, as që më ka pyetur askush. Unë nuk ik nga asnjë takim, kryesisht ai ka ikur nga takimet, unë nuk ik nga takimet”, tha Vuçiq.

Vuçiq, ka folur edhe për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq, për të cilin ka një urdhërarrest nga shteti i Kosovës.

Ai ka thënë se nuk i intereson dhe nuk i kupton mesazhet që ka dashur t’i përqojë ai.

“Nuk më intereson për mesazhin, pyeteni atë. Radojçiqi u paraqit nga Leposaviqi. Ka thënë se është kthyer dhe se do të qëndrojë atje. Pyeteni për mesazhin që ka dashur ta përcillte dhe si u pranua mesazhi. E bëri videon në Leposaviq sepse jeton në Kosovë. Ka të drejtë të jetojë ku të dojë”, ka thënë ai.

“A dëshironi që ne t’i urdhërojmë njerëzit të tërhiqen nga veriu i Kosovës për në pjesën qendrore të Serbisë? Ku qëndron Radojçiqi, në Kosovë ose jo, është çështje e tij private. S’ka të bëjë asgjë me shtetin dhe s’ka pasur kurrë”, ka vijuar ai.

Radojçiq, të martën ka publikuar një video, me anë të së cilës pretendon se është duke qëndruar në Leposaviq. Për të ekziston një urdhërarrest nga shteti i Kosovës nën dyshimet se ka tentuar t’i frikësojë dëshmitarët.

Të ngajshme

Albin Kurti i përgjigjet Vjosa Osmanit: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja

Valjeta Turkaj

Data e zgjedhjeve, Hamza: Jemi për çfarëdo date që e cakton Presidentja, respektojmë cilindo vendim të Kushtetueses

Valjeta Turkaj

Haradinaj: Në opsion për zgjedhje janë datat 5, 12 dhe 19 prill

Valjeta Turkaj