Telenews

Këto priten të jenë çmimet për iPhone 14 dhe Pro Max

Tipper @TheGalox_ thekson se iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus do të kushtojnë përkatësisht 779 euro dhe 879 euro, ndërsa iPhone 14 Pro do të kushtojë 1042 euro.

Më i shtrenjti do të jetë iPhone 14 Pro Max, i cili është modeli më i fortë në gamë dhe do të kushtojë 1167 euro në versionin e tij bazë.

Nëse çmimet e përmendura rezultojnë të sakta, mund të ndodhë që fansat e Apple do të duhet të paguajnë deri në 1654 euro për iPhone 14 Pro Max me 1 TB hapësirë ruajtëse.

Kjo përputhet me strategjinë aktuale të kompanisë Cupertino, e cila tarifon 487 euro shtesë për iPhone 13 Pro Max, nëse përdoruesi dëshiron 1 TB hapësirë ruajtëse. Versioni bazë i telefonit kushton 1070 euro.

Me një çmim të mundshëm prej 16654 euro, iPhone 14 Pro Max 1 TB do të ishte iPhone më i shtrenjtë i Apple i lëshuar ndonjëherë (duke mos përfshirë edicionet speciale dhe pajisjet e personalizuara).

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 29 gusht

Yllka Gashi

Ngjarjet e datës 29 gusht

Rrezarta Ramaj

Shfrytëzoni ofertat në AL Trade Market deri më 31 gusht 2026

Rrezarta Ramaj