Telenews

Arrestohet 21-vjeçari kosovar në Morinë, Policia e Shqipërisë jep detaje

Policia e Shqipërisë njofton për arrestimin e 21-vjeçarit, B. Th., me banim në Prishtinë, pasi i njëjti ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, me qëllim kalimin e kufirit me një motomjet të dyshuar të trafikuar.

Siç njofton policia, shërbimet e Policisë, në vijim të kontrollit, i kanë kërkuar 21-vjeçarit që të paraqesë dokumentet përkatëse të motomjetit. Ky shtetas, për të shmangur verifikimin e dokumenteve, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u dorëzuar një dokument mjeti, së bashku me një kartëmonedhë me prerje 50 euro.

“Nga verifikimi rezultoi se ky shtetas kishte dorëzuar një dokument që i përkiste një motomjeti tjetër, të ndryshëm nga motomjeti që ai drejtonte.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. Th., 21  vjeç, banues në  Prizren, Kosovë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Motomjeti u sekuestrua në cilësinë  e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Shkurta dhe Gresa publikojnë duetin emocionues “Nënat Tona”

Rrezarta Ramaj

Nisin punimet për fabrikën e municionit

Rrezarta Ramaj

A po paralajmërohet ribashkimi i Stupcave?

Rrezarta Ramaj