Telenews

Arrihet marrëveshja për eksportimin e grurit të Ukrainës

Miliona tonelata të grurit ukrainas po qëndrojnë nëpër depot e portit të Detit të Zi, si pasojë e bllokadës ruse.

Ministri turk i Mbrojtjes tha të mërkurën se bisedimet kanë rezultuar me një marrëveshje të arritur, për të formuar një qendër koordinuese me qëllim që të ofrohen korridoret e sigurta për transportim.

Në një kumtesë të lëshuar për media, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se marrëveshja do të nënshkruhet javën e ardhshme kur të gjitha palët sërish do të takohen.

Ai theksoi se të gjitha palët janë pajtuar për një kontroll të përbashkët të drithërave nëpër porte.

Ndryshe Ukraina prej fillimit ka akuzuar Rusinë, se po bllokon portet duke pamundësuar eksportimin e grurit.

Gjithashtu e akuzon Moskën se po e vjedh grurin e Ukrainës, dhe se po e dërgon në pjesë të ndryshme të Rusisë.

Të ngajshme

Tensionet rriten mes Gjermanisë dhe Rusisë – Berlini e akuzon Moskën për tentim-sulm me dron –

KushtrimGuraj

Dogana e Kosovës thotë se ka rritje të të hyrave në gusht, arkëtohen 194.38 milionë euro

Yllka Gashi

Spanjë, mbi 5 000 vdekje që nga 1 qershori për shkak të nxehtësisë

Yllka Gashi