Telenews

Krejt çka ndodhi sot në luftën Rusi-Ukrainë

Gjatë ditës së 143’të të luftës në Ukrainë janë vrarë dy persona u vranë në Nikopol kur sulme të rënda me raketa ruse goditën qytetin jugor të Ukrainës, kanë thënë shërbimet e urgjencës dhe guvernatori rajonal.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu urdhëroi njësitë ushtarake që veprojnë në të gjitha zonat e Ukrainës që të rrisin operacionet e tyre në mënyrë që të parandalojnë sulmet në Ukrainën lindore dhe territoret e tjera të kontrolluara nga Rusia, tha ministria në një deklaratë.

Një sulm raketor rus goditi qytetin verilindor të Ukrainës, Chuhuiv në rajonin e Kharkiv gjatë natës, duke vrarë tre persona, duke përfshirë një grua 70-vjeçare dhe duke plagosur tre të tjerë, tha guvernatori rajonal.

Forcat e armatosura ruse shkatërruan një fabrikë në qytetin ukrainas Dnipro që prodhonte pjesë për raketat balistike Tochka-U, tha në një deklaratë ministria ruse e mbrojtjes.

Të ngajshme

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Yllka Gashi

Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë

Yllka Gashi

FDA miraton ilaçin e ri që pothuajse dyfishoi mbijetesën te pacientët me kancer të pankreasit

Yllka Gashi