Telenews

Çfarë konstatoi IPK për sulmin ndaj zyrtarëve policorë në Leposaviq, flet kryeshefi Hodaj

Policia e Kosovës është sulmuar të shtunën në fshatin Jashanicë të Leposaviqit teksa po tentonte ndalimin e një kamioni me mallra të kontrabanduara, me pije alkoolike dhe joalkoolike. Shoferi që po drejtonte kamionion, A.D., 32-vjeçar, pas ndjekjes nga policia është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Si pasojë e sulmit janë lënduar pesë zyrtarë policorë dhe një automjet i policisë është dëmtuar. Policia ka konfirmuar edhe përdorimin e armës zyrtare, lidhur me rastin ka folur kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj.

Inspektorati Policor i Kosovës së bashku me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës ka konstatuar se përdorimi i forcës dhe armëve në këtë rast ka qenë i domosdoshëm, deklaroi Kushtrim Hodaj.

“IPK ka dalë ne vend te ngjarjes pas njoftimit për këtë rast, është vlerësim i pëbashkët me Prokurorinë që nuk ka elemente për të filluar hetim ndaj zyrtarëve policor. Përdorimi i forcës dhe armëve në këtë rast ka qenë i domosdoshëm. Megjithatë IPK ne bashkëpunim me Prokurorine do të marrin veprime të nevojshme për të ndriquar plotësisht rrethanat e rastit”, tha Hodaj.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë“, “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, si dhe “Kontrabandimi i mallrave”.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, “ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari A.D., me datë 16 korrik 2022 në fshatin Llazhin të komunës së Leposaviqit,  me vullnet dhe vetëdije ka ndërmarrë veprime me të cilat ka rrezikuar jetën e katër zyrtarëve policorë të njësisë NJKNSH të Drejtorisë së Policisë Kufitare”, ka njoftuar të dielën prokuroria.

“Përderisa policët gjatë një pikë kontrolli kanë tentuar ta ndalojnë kamionin të cilin e ngiste i dyshuari A.D., i njëjti nuk i është përfillur urdhrave për të ndaluar kamionin, i cili gjatë ikjes me qëllim dy herë e godet veturën e policisë, ku edhe zyrtarët policorë si pasojë e goditjeve marrin lëndime trupore. Policët pasi arrijnë ta ndalin kamionin në fjalë i dyshuari A.D., ikë këmbë drejt malit, mirëpo policët pas një ndjekje arrijnë ta arrestojnë të njëjtin”, ka njoftuar më tej prokuroria.

Ndërsa, për kritikat për lirimin e të dyshuarit të dytë, prokuroria ka thënë se është në hetim e sipër.

“I dyshuari i dytë në këtë rast U.R., dyshohet se e ka lehtësuar rrugëtimin dhe ka luajtur rolin e personit i cili e ka njoftuar të dyshuarin A.D., për çdo pengesë të mundshme në rrugë, me çka ka rrezikuar dhe penguar zyrtarët policorë, e që është në hetim e sipër”.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarin A.D., pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Të ngajshme

Përplasje pas ndeshjes Rilindja–Arbëria, klubet japin versione të ndryshme

Yllka Gashi

Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë, ish-komandanti i UÇK’së: Këta për mu janë zagarë!

Yllka Gashi

Negroci në pritje të Jakup Krasniqit: Mesazhi që u vendos në hyrje të fshatit

Yllka Gashi