Telenews

Pak mërgimtarë të interesuar për ta vizituar Kuvendin e Kosovës

Për dy ditë më radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë i hapur për bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë t’i vizitojnë hapësirat e këtij institucioni.

Ky aktivitet është tashmë tradicional dhe organizohet në kuadër të javës “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Ndonëse deri më tani numri i bashkatdhetarëve të interesuar për vizitë ishte i vogël, aty janë parë duhet ardhur grupe të vogla me individë.

Ata pak qytetarë, patën mundësi të shohin sallën e mbledhjeve plenare, pjesën e dhuratave, korridorin me çelësa që simbolizon personat e zhdukur në luftë. Ky aktivitet do të jetë i hapur deri nesër në ora 16:00.

Të ngajshme

Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë

Rrezarta Ramaj

Dyshime për kufizim të konkurrencës në tenderin 450 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në Zubin Potok

Rrezarta Ramaj

Musmurati e fton në debat publik Muratin për çështjen e mbeturinave

Rrezarta Ramaj