Telenews

Politikanja serbe: Shërbimet serbe e duan ndarjen e Kosovës si Putini të Ukrainës

Rada Trajkoviq, politikanja serbe në Kosovë ka thënë se qëllimi i shërbimeve serbe ka qenë gjithmonë i qartë – ndarja e Kosovës.

Përmes një kolumne të botuar të hënën, ajo ka thënë se funksionimi i këtyre shërbimeve për ndarjen e Kosovës është i njëjtë më parimin e presidentit të Rusisë Vladimir Putin për ta ndarë Ukrainën.

“Qëllimi i këtyre shërbimeve ka qenë gjithmonë i qartë – ndarja e Kosovës në parimin etnik, në të njëjtin parim me të cilin Putini sot dëshiron të copëtojë Ukrainën”, ka thënë ajo.

Ka thënë se këto shërbime bashkëveprojnë me regjimin e Beogradit.

Gjithashtu Ka shtuar se regjimi i Beogradit është promovues edhe i kriminelëve serbë në Veriun e Kosovës disa prej të cilëve janë shpallur non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Për Veriun e Kosovës vazhdimisht është raportuar se kontrabanda që vepron në Kosovë bashkëvepron me celulat kriminale edhe brenda Serbisë.

Të ngajshme

Emrat e finalistëve, përballje sy me sy mes banorëve në Prime!

Donat Hashani

Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri

Erzana Fazliu

BIK dhe Ambasada Turke dërgojnë për shërim në Turqi qytetarin e lënduar nga fishekzjarrët në Prizren

Donat Hashani