Telenews

Varhelyi: Jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë Ballkanin Perëndimor në BE

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, thotë se BE-ja po hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Varhelyi, mes tjerash, thotë se prioriteti i Bashkimit Evropian mbetet Ballkani Perëndimor dhe më shumë se kurrë BE-ja është e angazhuar për ta bërë gjithë rajonin pjesë të saj.

“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në ndryshimin e mjedisit gjeopolitik, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë të gjithë rajonin në BE. Sot ne po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi”, ka shkruar Oliver Varhelyi.

Të ngajshme

Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë

Rrezarta Ramaj

Dyshime për kufizim të konkurrencës në tenderin 450 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në Zubin Potok

Rrezarta Ramaj

Musmurati e fton në debat publik Muratin për çështjen e mbeturinave

Rrezarta Ramaj