Telenews

SHBA ‘mesazh’ Listës Serbe: Radojçiq është i sanksionuar nga SHBA për korrupsion e krim transnacional

ShBA-ja e ka goditur Listën Serbe për mbështetjen që i ka dhënë nënkryetarit të këtij subjekti politik Milan Radojçiq i cili është i kërkuar nga autoritetet kosovare.

Një zyrtar i lartë amerikan,ka thënë se janë në dijeni për deklaratat e fundit të Listës Serbe për Milan Radojçiq dhe i kanë kujtuar Listës Serbe se ai është i sanksionuar nga Departamenti i Thesarit të shtetit amerikan për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional.

“Ne jemi në dijeni për deklaratat e fundit për Milan Radojçiq. Milan Radojçiq është sanksionuar nga qeveria amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, thuhet në këtë përgjigje për Klan Kosovën.

Të ngajshme

“Çfarë po mbaj në çantë, përveç librave?”, KOMF me aksion në Prishtinë

Yllka Gashi

Familja e Tupac pas vendimit: Pritëm 30 vjet

Yllka Gashi

A do t’i ketë votat për president Bekim Sejdiu?

Yllka Gashi