Telenews

Arrestohet ish-prokurori Rexha, dyshohet se kërcënoi prokurorin Sulejmani

Është arrestuar ish-prokurori Ali Rexha, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “kanosje”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Mund t’ju njoftojmë se sot, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar personi për të cilin keni parashtruar pyetje, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosja”, sipas KPRK-së”, është shprehur Ulaj, njofton Klankosova.tv.

I njëjti, sipas Këshillit Prokurorial, dyshohet se e ka kërcënuar Prokurorin Lulëzim Sulejmani.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon fuqishëm kërcënimin ndaj Prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sulejmani.

Këto kërcënime serioze ndaj Prokurorit Sulejmani vijnë si rrjedhojë e angazhimeve të prokurorit në kuadër të aktiviteteve të tij në proceset disiplinore, të realizuara kohë më parë, ndaj ish-pokurorit special, Ali Rexha”, thuhet në reagimin e KPK-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në reagim thuhet se KPK qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Lulëzim Sulejmani dhe ofron mbështetje të plotë në punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit si Prokuror i Shtetit.

 

Të ngajshme

AKK kritikon Ministrinë e Arsimit: Viti shkollor nisi, ju ende jo

Yllka Gashi

Instituti për Aksion Afirmativ me aksion para IQP-së: 20 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë vitit 2026

Yllka Gashi

“Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

Yllka Gashi