Telenews

Policia njofton se videoja ku shihen policët që rrahin një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura është e vjetër

Një video është duke qarkulluar në media në të cilën shkruhet “Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura”.

Lidhur më këtë, Policia e Kosovës ka dalur me një komunikatë për media, në të cilën thuhet se ajo video është e para një viti.

“Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura” ju njoftojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë raste të ndodhur në kohën e tanishme, por kemi të bëjmë me një rast të rreth një viti më përpara”, thuhet në komunikatën e PK-së.

PK-ja tha se lidhur me këtë janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme me kohë.

“Lidhur me këtë rast me kohë janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme procedurale me kohë, ku zyrtarët policor kanë qenë të suspenduar, kanë marr masat ndëshkuese në pajtim me ligjet dhe procedurat e parapara për raste të kësaj natyre”.

Tutje, ata kërkuan që për ofrimin e informacioneve të vërteta për publikun dhe në kohë nga mediat të kontaktohen autoritetet kompetente që kanë informacione të sakta dhe komplete për rastet

Të ngajshme

“Çfarë po mbaj në çantë, përveç librave?”, KOMF me aksion në Prishtinë

Yllka Gashi

Familja e Tupac pas vendimit: Pritëm 30 vjet

Yllka Gashi

A do t’i ketë votat për president Bekim Sejdiu?

Yllka Gashi