Telenews

Miratohet rezoluta kundër raporti të Dick Marty-t në Kuvendin e Shqipërisë

Me 125 vota pro është miratuar rezoluta kundër raportit Dick Marty-t e propozuar nga Partia Socialdemokrate në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot gjatë ditës në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar projektrezoluta “Mbi besueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë dhe në Shqipëri.”

Më 18 korrik PS-ja ka deponuar në Kuvendin propozimin për këtë “Rezolutë” dhe tekstin e rezolutës me të cilën Shqipëria do të hedhë poshtë pretendimet për trafikim organesh nga raporti i Dick Marty-t.

Në propozimin për rezolutë të cilën e kanë iniciuar deputetët e PS-së  Taulant Balla, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Etjen Xhafaj, Petro Koci, Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollcaku, Ilir Pendavinji e Arben Pëllumbi, thuhet se PS beson se do të ketë “mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë”.

Po ashtu aty thuhej se me këtë projekt rezolutë synohet në vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.

Ndërsa, sot në Kuvendin e Shqipërisë Rama ka thënë se PD-ja i ka ngulur shumë thika Kosovës.

“Rezoluta për Srebrenicën u miratua në ditën e Srebrenicës jo në ditën e foltores dhe gojorës. Nuk keni çfarë ti beni gomarit dhe i bini samarit. Zanafilla e Dick Martyt është vota e PD-së në Këshillin e Europës kundrejt votës kundër të Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit”, tha Rama.

Ai tutje tha se që nga dita e parë, kjo parti ka masakruar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-presidentin, Hashim Thaçi.

Lidhur me këtë deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Grida Duma i ka thënë Ramës, që të duash Kosovën është atëherë kur ky i fundit e bënë faktorin shqiptar të rëndësishëm.

Duma i tha Ramës se dashuria për Kosovën është kur ai nuk “zgërdhihet” më me Vuçiqin dhe t’i kthej shpinën Albin Kurtit

Të ngajshme

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Blearta

Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli

Blearta