Telenews

29-vjeçarja që u shpall gruaja më seksi në botë: Kam frikë të dal nga shtëpia

Muajin e kaluar, Paige Spiranac u përzgjodh nga revista “Maxim” si gruaja më seksi në botë.

29-vjeçarja amerikane ka qenë një nga golfistet më të talentuara, por karriera e saj në sport nuk shkoi ashtu siç pritej dhe Paige u bë e famshme më shumë në rrjetet sociale. Edhe pse zyrtarisht ajo nuk është tërhequr nga golfi, ka që në vitin 2016 që nuk merr pjesë në asnjë turne.

Siç publikon “The Sun”, Paige Spiranac e ka pësuar keq nga fama që ka marrë muajt e fundit. Vetë 29-vjeçarja ka treguar: “Një burrë m’u afrua dhe më kërkoi të bënim foto. Më pas, më tha që i kisha marrë 10 000 dollarë dhe nisi të më kërcënonte. U tmerrova”.

“Ka dy muaj që gjërat janë përkeqësuar, nuk ndihem e sigurt. Kam shumë frikë dhe nuk dal nga shtëpia. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë. Më duket sikur më ndjekin. Shumë njerëz thonë që këto probleme kanë njerëzit e famshëm, por nuk duhet të jetë kështu”, shton Paige Spiranac./A2CNN

 

Të ngajshme

Gjukanoviq: Ndërkohë që policia mbante konferenca ‘koti’, vrasësi vazhdonte me masakrat e tija

Donat Hashani

“Te na bojn fmi se ju ka hupë koha” – Tayna thotë se te ne lindin fëmijë që kur plaken ka kush i shikon

Erzana Fazliu

Si të mos flini gjatë kohës kur jeni duke mësuar apo lexuar?

KushtrimGuraj