Një burrë në Pejë e ka gjetur të vdekur nënën e tij në shtëpi. Për rastin tashmë kanë nisur hetimet, raporton Express.
Merret vesh se i njëjti është mërgimtar nga Zvicra dhe se kishte ardhur për pushime në Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
Me vendim të Prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Pejë 21.07.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur viktimën femër kosovare në shtëpi pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, poashtu lidhur me rastin kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.