Telenews

Osmani: Kosova po përgatit aplikimin për vendin kandidat në BE deri në fund të vitit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova do të aplikoj për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian deri në fund të këtij viti.

Osmani, mes tjerash, tha se edhe për anëtarësimin në NATO duhet të bëjmë hapa përpara, veçse në komentin që Kosova të anëtarësohet do të rritet niveli i sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Agjenda jonë institucionale mbetet e fokusuar në konsolidimin e pozicionit tonë si vend sovran e i pavarur dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik. Objektiv i yni i qartë dhe vullnet i qartë i popullit të Kosovës mbetet anëtarësimi në struktura euroatlantike, Bashkimin Evropian dhe NATO. Siç e dini Kosova po punon për të përgatitur aplikacionin e saj për status të vendin kandidat në BE deri në fund të këtij viti. Sa i përket NATO-s është e rëndësishme të bëjmë hapa përpara, pasi fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s ka krijuar siguri më të madhe në gjithë rajonin. Në momentin kur edhe Kosova të anëtarësohet në këtë aleancë do të rritet niveli i sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon”.

“Shteti i Kosovës e ka të qartë orientimin pro-evropian, rrjedhimisht Kosova ka qenë dhe do mbetet në anën e drejtë të historisë siç po qëndron edhe tani në kohë shumë sfiduese për gjithë kontinentin tonë, Evropën” deklaroi Osmani.

Të ngajshme

SHBA-ja sanksionon Industrinë e Naftës së Serbisë për shkak të pronësisë ruse

Erzana Fazliu

Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve

Erzana Fazliu

34-shi i PDK-së për deputet, Ragip Xhaka takohet me ushtarët zviceranë që shërbejnë në Kosovë

Erzana Fazliu