Telenews

Berisha kritikon Kurtin, Osmanin e Rizvanollin që udhëtuan në SHBA: Për ta çështja e shpenzimeve është e tejkaluar

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka kritikuar presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe ministren Rizvanolli, pasi ata janë nisur për në SHBA, shkruan Express.

Ai tha se për ta “çështja e shpenzimeve dhe qëndrimit të shumicës së kohës jashtë vendit është temë e tejkaluar”.

Berisha ka një pyetje për kryeministrin Kurti.

“Tash, cilës kategori të shqiptarëve u takon Albin Kurti që erdhi në pushtet me predikimin: “Unë nuk menoj që shqiptarët e dojnë amerikën, shqiptarët ma shumë e kanë ankthin mos po i braktisë Amerika…””, ka pyetur ai.

Postimi i plotë:

Tash, cilës kategori të shqiptarëve u takon Albin Kurti që erdhi në pushtet me predikimin:

“Unë nuk menoj që shqiptarët e dojnë amerikën, shqiptarët ma shumë e kanë ankthin mos po i braktisë Amerika…”

Mbase për hirë të kësaj dileme nuk shkon në Amerikë i gjithë kabineti qeveritar në ceremoninë e nënshkrimit, se çështja  e shpenzimeve dhe qëndrimit të shumicës së kohës jashtë  vendit është temë e tejkaluar e këtyre mashtruesve profesionistë.

Të ngajshme

Haradinaj sot e hap fushatën zyrtare në një vend të veçantë

Donat Hashani

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani