Telenews

Dorëzohet kallëzim penal kundër Xhelal Sveçlës

Një kallëzim penal është dorëzuar më 22 korrik në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.

Ai akuzohet nga Fadil Kodra, i cili u shkarkuar nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave për “cenim të të drejtave në marrëdhëniet e punës dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kodra e akuzon Sveçlën se ia cenoi të drejtat duke e hequr krejt nga pozita e zyrtarit publik.

Në kallëzimin penal të siguruar nga Klankosova.tv, shkruan se dëmi që e ka shkaktuar Sveçla e tejkalon shumën e 5 mijë eurove dhe thotë se ajo që ka bërë ministri i rendit është e dënueshme me gjobë dhe burgim prej 3 deri në 10 vjet burgim.

Të ngajshme

Kapet 65 kg marihuanë në Maqedoninë e Veriut, dy të arrestuar

Blearta

Goli i Muriqit motivon Barçën, e mposhtin Atleticon dhe i ikën Realit për 7 pikë

Blearta

Nëna i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin

Blearta