Telenews

Specialja ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

Ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Speciale në Hagë.

Këtë vendim, gjyqtari Nicollas Guillou e ka marrë gjatë ditës së sotme.

Sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës në rastin e Kadri Veselit, thuhet se arsyet të cilat ish-kryeparlamentari mbahet në paraburgim, ende nuk kanë pushuar.

E për mbajtjen në paraburgim nuk është marrë parasysh garancia e ofruar nga Policia e Kosovës, se i përmbahet secilës masë të përcaktuar nga Dhomat e Specializuara.

Në arsyetim përmendet rreziku i ikjes, ndikimit në dëshimtarë, shkatërrimi i provave dhe pengimi i procedurave, si disa nga arsyet tjera që ky vendim mbetet valide.

Theksojmë se më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar në Gjykatën Speciale një aktakuzë të re, të ndryshuar, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit  si dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Vazhdimi i paraburgimit për Kadri Veselin

Në aktakuzën e re, prokurori Jack Smith ka përfshirë disa krime të pretenduara në Suharekë dhe Gjilan, për të cilat akuzohen ish-krerët politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai së bashku me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen  se mes marsit 1998 deri në shtator 1999 së bashku me anëtarë tjerë “kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar si dhe ushtruar kontroll mbi gjithë Kosovën përmes metodave të frikësimit, keqatrajtimit, ushtrimit të dhunës dhe eliminimit të paligjshëm të atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Të ngajshme

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Blearta

Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli

Blearta