Telenews

I hiqet licenca një përmbarueseje private

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se i është hequr licenca një përmbarueseje private.

Në konferencën për media të mbajtur sot ajo tha se përmbarueses i është hequr licensa për shkak te shkeljeve te vazhdueshme disiplinore.

“Më lejoni të ju njoftoi se dje për herë të parë një përmbaruesi i kemi hequr licencën. Lidhur me rastin në fjalë paraprakisht komisioni disiplinor për përmbarues privat, me rastin e shqyrtimit të kësaj çështje disiplinore ndaj përmbarueses private, përkatësisht pasi që i njëjti komision ka gjetur se përmbaruesja private ka bërë shkelje disiplinore, gjë që e ka bërë edhe më herët në mënyrë të përsëritur ka amrrë vendim për shqyrtimin e masës disiplinore, shkarkim nga detyra”, tha ajo.

Ajo nuk pranoi të japë më shumë detaje lidhur me rastin, pasi tha se vendimi do të publikohet shumë shpejt në webfaqen e ministrisë.

“Vendimi për këtë do të publikohet shumë shpejtë në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Nuk do të ishte e drejtë të përmendja emrin e përmbaruesit”, shtoi Haxhiu.

“Është rasti të kuptojnë të gjithë se ata që punojnë në kundërshtim me ligjin, s’mund t’i kryejnë detyrat që ia ka besuar shteti i Kosovës. U bëj thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e keqpërdorimeve nga përmbaruesit privatë apo noterët”.

“Kemi shumë ankesa nga qytetarët për përmbarues dhe noterë. Do të bashkëpunojmë me odat për përmbarues dhe noterë, por i thërrasim të jenë në shërbim të qytetarëve në disiplinimin e përmbaruesve dhe noterëve”, përfundoi Haxhiu.

Të ngajshme

Motra e Olta Gixharit, Gerta bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

Erzana Fazliu

Abdixhiku prezanton projektin e Stadiumit Kombëtar në Bërnicë

Erzana Fazliu

“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë drejt Sarës

Erzana Fazliu