Telenews

Kurti: Kosova në dialogë nuk duhet të jetë temë , normalizimi i marrëdhënieve arrihet me njohje, takimi me Vuçiq mund të ndodh në fund të gushtit

Kryeministri i Kosovës, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur për marrëveshjen midis Kosovës dhe MCC-së për sektorin e energjisë.

Ai është shprehur se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe po ashtu ka shtuar se investimet amerikane në sektorët tjerë në Kosovë do të shtohen edhe më shumë.

“Me Sekretarin Blinken, diskutuam që është e domosdoshme që marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme t’i thellojmë me bashkëpunim ekonomik dhe rritje të shkëmbimit tregtar. Po ashtu, bujqësia dhe mbrojtja janë dy fusha ku duam ta rrisim bashkëpunimin. Takimi me Blinken ishte i përzemërt, është kremtim i marrëdhënieve tona që po hyjnë në një fazë të re. Investimi amerikan në Kosovë do të vijë duke u shtuar,

Kurti ka folur edhe për çështjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, ai është shprehur se Kosova në dialog nuk duhet të jetë temë por palë.

““Nuk i kemi mohuar bisedimet, por Kosova duhet të jetë palë dhe jo temë. Në të njëjtën kohë, e pranojmë se marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale dhe ne duam normalizim të marrëdhënieve. Dhe normaizlimi bëhet me dialog, që bëhet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme të përqendruar te njohja reciproke. Këtu kemi mirëkuptim të plotë me Sekrektarin Blinken”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë po ashtu se ai është i gatshëm të udhëtojë në Bruksel për takim me palën Serbe.

“Pala serbe po shkakton vonesa të pa arsyeshme, Serbia nuk dëshiron të vendos sanksione ndaj Rusisë, Kosova përherë ka qenë konstruktive dhe e përkushtuar, ne do të vazhdojmë të jemi të tillë” ka shtuar Kurti.

Ai ka thënë se takimi i ardhshëm mbase mund të mbahet në fund të muajit gusht./Shqip.com

Të ngajshme

Sonte Nata e Kadrit, mësoni disa nga vlerat e kësaj nate të madhe për myslimanët

Blearta

Policia shqipton rreth 800 gjoba brenda një jave për mosvënien e rripit të sigurisë

KushtrimGuraj

Policia ndan video sensibilizuese për krimet mjedisore: S’mund të mbijetojmë pa natyrën

KushtrimGuraj