Telenews

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një të miture

Gjatë ditës së sotme është arrestuar H.M, për shkak se dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”.

Ndaj të pandehurit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, më 27 korrik 2022, Prokurori i Shtetit nga Departamenti për të Mitur, ka ndaluar personin me inicialet H.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, të paraparë sipas KPRK-së. Po ashtu, sot nga Prokurori i Shtetit është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në gjykatën kompetente, për veprën penale të lartcekur.

Po ashtu është bërë e ditur se ndaj këtij rasti, prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore7

 

Të ngajshme

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Blearta

Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli

Blearta