Telenews

Raportimet për Ilir Metën si bashkëpuntor i Sigurimit, Edi Rama lajmërohet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për zhvillimet më të fundit lidhur me Autoritetit e Dosjeve, ku ish-presidenti Ilir Meta përflitet si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Kreu i qeverisë në një shkrim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, fillimisht tregon bisedën me Ilir Metën për emërimin e Gentiana Sulës në krye të “Dosjeve”, që siç thotë Rama ka ardhur me pëlqimin e vetë ish-presidentit.

Rama shprehet se nuk e di nëse shtetasi I.M që cilësohet si spiun është Ilir Meta dhe se nuk e ka parë dosjen. Duke iu referuar akuzave të ish-presidentit se kjo është një histori e sajuar prej tij, kreu i qeverisë thotë se nuk është takuar me Gentiana Sulën.

Ai tregon se nuk e ka parë dosjen në fjalë, por nënvizon se në shkresën e Autoritetit të Dosjes theksohej se “Politikani I.M është i njëjti me atë që doli nga Presidenca pak ditë më parë”. Sipas kryeministrit djalli fshihet pas inicialeve.

Kryeministri shkruan më tej se në vend të kërkojë hapjen e dosjeve, Meta shantazhon kryetaren e Autoritetit të Dosjeve që e ka propozuar vetë në atë post.

“Mirë të gjitha, po a nuk ju duket pak e çuditshme, që në vend se ta bëjë vetë hapjen dhe publikimin e dosjes, ku akuzohet se gjendet në rolin e spiunit të shokëve, Ilir Meta apo Metaj akuzon e shantazhon Autoritetin e Dosjeve, kryetaren e të cilit siç e thamë e ka zgjedhur vetë?! Mua shumë”, shkruan Rama ndër të tjera, ndërsa thekson se ndryshimi i ligjit i hap rrugë hetimit të plotë.

Të ngajshme

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Blearta

Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli

Blearta