Telenews

Pas kthimit nga Amerika, Kurti mbledh partinë, diskutojnë për situatën politike në vend

Kryeministri i Kosovës këtë pasdite ka zhvilluar takim me  koordinatorët e qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje  në Kosovë.

Në këtë takim është diskutuar për situatën politike në vend dhe për nënshkrimin e marrëveshje midis Kosovës dhe MCC-së për energjinë elektrike.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.

“Sot u mbajt mbledhja me koordinatorët e Qendrave të Lëvizjes VETVENDOSJE! në Kosovë. Situata politike në vend, me shkas vizita e fundit në ShBA për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, dhe çështjet organizative që kanë të bëjnë me procesin e brendshëm zgjedhor, ishin dy çështjet e diskutuara në këtë mbledhje të drejtuar nga Kryetari i Lëvizjes, njëherazi, Kryeministri, Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Të ngajshme

Abelard Tahiri: S’do të jem kandidat për deputet, por do ta mbështes PDK për fitore

Blearta

Ndërprerja e internetit nga regjimi iranian hyn në ditën e 72-të

Blearta

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta