Telenews

J Balvin ka një mesazh para arritjes në Prishtinë për Sunny Hill Festival (VIDEO)

Këngëtari i famshëm kolumbian, J Balvin ka realizuar një video-mesazh para arritjes në Prishtinë për festivalin e madh, Sunny Hill.

Nga avioni, artisti me famë botërore, paralajmëroi pjesëmarrësit për një super-performancë.

“Hey Prishtina, unë jam J Balvin, do të shihemi shumë shpejt në Sunny Hill Festival. Do të kënaqemi shumë, ju s’jeni gati. Shihemi atje”, tha ai.

Sunny Hill Festival nis nesër dhe do të vazhdojë deri më 7 gusht.

Përveç J Balvin, në këtë festival që mbahet në Parkun e Gërmisë marrin pjesë edhe artistë të mëdhenj ndërkombëtar, por edhe vendor.

Dua Lipa, Diplo, Skepta, Azet, Zuna, Elvana Gjata, Kida, Yll Limani, Ledri Vula e Dhurata Dora, janë vetëm disa nga yjet që do të këndojnë para mijëra njerëzve.

Të ngajshme

A është kopje e Bleros? Gruaja e këngëtarit zbulon pak nga portreti i të birit

Yllka Gashi

Arrestohet në Algjeri, një nga personat më të kërkuar në Evropë

Yllka Gashi

U kritikua nga fansat, reagon Ariana Grande: E kisha vendosur më parë!

Yllka Gashi