Telenews

Gjykata ua vazhdon paraburgimin edhe për dy muaj Nuredin Lushtakut dhe dy tjerëve

Mitrovicë- Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj,  ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, Arif e Faton Lushtakut, të dyshuar se kanë sulmuar dy zyrtarë policorë në Skenderaj.

Siç shkruan Betimi për Drejtësi, këtë e konfirmoi zyrtari për media i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nusret Hoxha.

”Paraburgimi u është vazhduar edhe për dy muaj, seanca është mbajtur dje”, tha Hoxha.

Ndryshe, Nuredin Lushtaku, Arif e Faton Lushtaku janë në paraburgim që nga 4 korriku 2022.

Vendimin e Themelores për caktimin e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve, e kishte vërtetuar Apeli më 20 korrik.

Të ngajshme

Reuters: Parlamenti rizgjedh Albin Kurti kryeministër, kriza politike vazhdon

Yllka Gashi

Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

Yllka Gashi

Hoxhaj publikon video nga marshimet për UÇK-në: Vetëm edhe dy ditë

Yllka Gashi