Telenews

Shperthen gypi i ujit në Hajvali, disa zona mbesin pa ujë të pijes

Ka shpërthyer një gyp i ujit në Hajvali të Prishtinës, dhe si pasojë e kësaj disa zona mbesin pa ujë të pijes.

Përmes një njoftimi të bërë nga “KRU Prishtina” thuhet se pa ujë do të mbesin Hajvalia, Çagllavica, Veterniku, lagjia “Qëndres” dhe “Qershia”.

“Prishtinë, 3 gusht – Para pak çastesh, ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 200 mm në fshatin Hajvali. Pa ujë të pijshëm mbesin këto zona: fshati Hajvali, Çagllavica, Veterniku ( pjesa kah ” Gorenje”), lagjja “Qëndresa” dhe lagjja ” Qershia”, thuhet në njoftimin e tyre.

Po ashtu, është njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellist kanë dalur në vendin e ngjarjës.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit në gyp. Po besojmë në sanim sa më të shpejtë”.

Nga “KRU Prishtina” rekomandojnë që pasi të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm, që krojet t’i leni hapur për pak minuta deri në kthjellim.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 8 shtator

Rrezarta Ramaj

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi

Haradinaj për 27-vjetorin e Policisë: Është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit

Yllka Gashi