Telenews

Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë gjatë datave të Sunny Hillit

Për shkak të datave të caktuara për festivalin Sunny Hill, Komuna  e Prishtinës ka vendosur që rruga “Shpëtim Robaj” në Gërmi të bllokohet për të gjitha mjetet me veprim motorik.

Siç ka njoftuar kjo komunë, kjo rrugë do të jetë e bllokuar nga data 4 gusht deri me datën 8 gusht në ora 07:00.

“Miratohet kërkesa për ndalimin e qarkullimit të mjeteve motorike, qytetarëve në rrugën “Dr. Shpëtim Robaj” në Parkun Gërmia nga hyrja te laura deri te rruga për Butovc, me rastin e organizimit të Festivalit “Sunny Hill” nga data 04.08.2022 ora 00:00 deri më 08.08.2022, ora 07:00”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ndërsa, qarkullimi do të lejohet vetëm për mjete që janë të akredituara nga festivali.

“Qarkullimi lejohet vetëm për mjetet të cilat janë: në shërbim dhe të akredituara nga festivali, mjetet emergjentë (Policia, Zjarrfikësit dhe Ndihma e Shpejtë)”.

Ky vendim është ndërmarrë për shkak të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së aktivitetit.

Tutje në njoftimin e Komunës së Prishtinës, thuhet se organizatorët në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës do të kujdesen për lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve në pjesën ku është ndaluar qarkullimi.

Të ngajshme

Horoskopi për të mërkurën, 10 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Kurti për gazin amerikan: S’kemi nevojë ta sjellim në Kosovë, e dërgojmë në Vlorë dhe e marrim nga atje

Rrezarta Ramaj

KQZ fillon vlerësimin e zarfeve me vota të diasporës e 9 komuna përfundojnë numërimin e votave të kandidatëve

Rrezarta Ramaj