Telenews

Vdes një fëmijë në Mitrovicë, goditet nga vetura sa ishte në biçikletë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga një aksident që ka ndodhur në Mitrovicë.

Viktima ka qenë me biçikletë me ç’rast është goditur nga vetura në rrugën “Shaban Polluzha”.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën “Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biçklist. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshës pesë (5) vjeçar”, tha Zahiti.

Po ashtu, Zahiti njoftoji se organet kompetente kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj