Telenews

Gjilan: Arrestohet një person për gjuajtje me armë zjarri

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me 2 gusht ka pranuar një informatë se në një lagje të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ka takuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar F.R. (1971).

Arma e llojit ,,Ecol Jackal Dual Compact’’ cal. 9 mm së bashku me nëntë (9) gëzhoja të armës përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.t

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj