Telenews

Çitaku: Albin Kurti ka shkarkuar ministra shqiptarë por Rakiqin e Listën Serbe i mban në koalicion

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur habinë me Qeverinë e Albin Kurtit e cila sipas saj, po vazhdon të heshtë karshi veprimeve destruktive të Listës Serbe dhe qëndrimit komod të Goran Rakiq në kabinetin e Kurtit.

Çitaku ka shkruar në faqen e saj në facebook se është e pakutimtë të pyetet opozita se a do ta rrëzonte qeverinë aktuale me votat e deputetëve të Listës Serbe, duke theksuar se kjo listë ndodhet në bashkëqeverisje me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

“Paradoks tipik kosovar – po na pyesin neve opozitën ‘A bashkëpunoni me Listen Serbe për rrëzimin e qeverisë Kurti?’, ndërkohë që Lista Serbe e Goran Rakiq si kryetar i saj janë pjesë e Qeverisë Kurti. Kryeministri Kurti ka shkarkuar ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakiqi është aty, në qeverinë e tij”, tha Çitaku.

“Çështja nuk është a do të bashkëpunojë opozita me LS, sepse një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, çështja është pse Rakiq është ende në qeveri!”, ka shkruar Çitaku.

Të ngajshme

Tahir Kukaj nderohet në New York nga Festivali Egjiptiano-Amerikan i Filmit

Valjeta Turkaj

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri

Valjeta Turkaj

Besnik Osmani prezanton projektin “Oaza e këmbësorëve” në Fushë Kosovë

Valjeta Turkaj