Telenews

Fushë Kosovë: Dy shtetas norvegjezë raportojnë se shoferi ua mori valixhet dhe iku

Një burrë dhe një grua me shtetësi norvegjeze, kanë raportuar në Policinë e Kosovës se dje në Sllatinë të Madhe të Fushë Kosovës, shoferi i veturës i ka zbritur nga vetura dhe më pas ka ikur bashkë me valixhet dhe dokumentet e tyre personale.

Sipas raportimit, dy shtetasit norvegjezë kishin kërkuar nga shoferi që ta ndalonte veturën për shkak se njëri prej tyre nuk ndihej mirë.

Në momentin që viktimat kanë dalë nga vetura, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Policia sqaron se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00 deri në ora 13:00.

Rasti është duke u hetuar.

Të ngajshme

Vendimi për krerët e UÇK-së, Ambasada e SHBA-së paralajmëron për protesta të mëdha në Kosovë

Yllka Gashi

“Është shqetësuese”, Albert Bunjaki flet për vendimin e Amir Rrahmanit: Hendikep i madh me t’u largu kapiteni!

Yllka Gashi

Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

Yllka Gashi