Telenews

Escobar: Veturat që operojnë në veri duhet të regjistrohen sipas ligjeve të Kosovës

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dje, në një bashkëbisedim virtual me gazetarë ka folur edhe për shtyrjen e vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat dhe dokumente me Serbinë.

Escobar tha se marrëveshja me stikera ishte e përkohshme dhe se veturat që operojnë në veri duhet të regjistrohen në bazë të ligjeve të Kosovës.

“Është një fakt i thjeshtë se ishte një pritshmëri që automjetet që operojnë në Kosovë duhet të regjistrohen dhe të operojnë sipas ligjeve të atij vendi. Thënë kështu, ato duhet të ofrojnë mundësinë për lirinë e lëvizjes jo vetëm brenda Kosovës, jo vetëm brenda Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë rajonin dhe Evropën në tërësi”, ka thënë Escobar.

Ai ka shtuar më tutje se shtyrja deri më 1 shtator është një mundësi që këtë muaj të bëhet progres jo vetëm për çështje e targave por për çështje të tjera në kuadër të dialogut.

Do të thosha se është një mundësi për të krijuar një zgjidhje të qëndrueshme që do të kontribuojë në integrimin rajonal dhe stabilitetin rajonal, është shprehur Escobar.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 8 shtator

Rrezarta Ramaj

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi

Haradinaj për 27-vjetorin e Policisë: Është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit

Yllka Gashi