Telenews

Java e dytë e gushtit me shi e breshër

Mot jo stabil pritet në javën e dytë të gushtit. Sipas Prishtina Weather do të ketë rrebeshe e bubullima, derisa vende-vende ditën e martë pritet edhe stuhi shiu me breshër.

Temperaturat priten të shënojnë rënie edhe nën vlera normale. Minimalet pritet të luhaten ndërmjet 15 – 17 gradë, e maksimalet deri në 32 gradë ditën e hënë, ndërkaq ditën e mërkurë dhe të enjte pritet të zbresin deri në 25 – 26 gradë.

Më poshtë e gjeni motin për pesë ditët e ardhshme:

8.08 – Nxehtë.  Paradite kryesisht me diell.  Pasdite vranësira kalimtare, përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.

9.08 – Jo aq nxehtë.  Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende edhe stuhi shiu e ere, lokalisht edhe mundësi për breshër.

10.08 – Kryesisht me vranësira, orëve të pasdites vende-vende priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

11.08 – Kryesisht me vranësira, ditën edhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

12.08 – Kryesisht me vranësira, pasdite edhe me zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Temperaturat gradualisht në rënie,

Të ngajshme

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj

Nis ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt

Rrezarta Ramaj