Telenews

Barcelona arrin marrëveshje me Man Cityn për Bernardo Silvan

Barcelona ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për mesfushorin ofanziv, Bernardo Silva.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet e afërta me klubin anglez, shuma për të cilën janë dakorduar palët është diku rreth 80 milionë euro.

Portugezi tashmë e ka ndarë mendjen për t’u larguar dhe ky transferim duket se nuk ka kthim prapa.

Silva do të jetë “qershia mbi tortë” e një merkatoje të jashtëzakonshme të katalunasve të cilët kanë shpenzuar me bollëk për të qenë rivalë të denjë për secilën nga garat e mundshme këtë sezon.

Të ngajshme

Përfundon shorti i Ligës së Kampionëve, këto janë superpërballjet e fazës së ligës –

KushtrimGuraj

Chelsea pranë transferimit të talentit të Atalantas, gati mbi 40 milionë euro –

KushtrimGuraj

Donjeta Sadiku shkruan historinë, shpallet kampione e Mesdheut –

KushtrimGuraj