Telenews

Kurti për deklaratat e Vuçiqit se Kosova do ta sulmojë veriun: Ata flasin për vete, për ne flasim vetëm ne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se Prishtina po dëshiron që ta sulmojë veriun e t’i likuidojë serbët.

Kurti tha se kur ata (krerët shtetërorë serbë) flasin për dhunë e vrasje, ata flasin për vete, imagjinatën, mendimet e planet e tyre, e jo për Kosovën, pasi sipas tij, për Kosovën flet vetëm Kosova.

Kreu i ekzekutivit kosovar, veten e cilësoi si kryeminstër të shpresës e progresit, teksa për presidentin serb tha se ai është president i frikës e i kërcënimit.

“Dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore dhe do të ishte e dita e parë e punës së muajit të tetë të vitit, mirëpo më 31 korrik u ngritën ato barrikada prej njerëzve që kishin nxitur, planifikuar e financuar strukturat ilegale që u bënë banda kriminale nëpër rrugët në veri të Kosovës”.

“Pra, kur ata flasin, nuk janë duke folur për neve por janë për vete. Ne jemi për paqe e stabilitet afatgjatë dhe na duhet që me shtetin tonë jo vetëm ta mbrojmë sovranitetin e integritetin territorial, por edhe demokracinë, sundimin e ligjit dhe kurrë nuk bëjnë ta harrojmë, progresin”, është shperhur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Ai, tutje tha se ka autokratë, duke aluduar në Vuçiqin, që janë të shqetësuar me shembullin e Kosovës, ku sipas tij, demokracia cilësore e zhvillimi ekonomik shkojnë bashkë.

 

 

Të ngajshme

“Kryetari Mehmeti nuk është shkarkuar” – Veliu nga KPM tregon çfarë ndodhi në të vërtetë në mbledhje

Donat Hashani

Abdixhiku nga Deçani: Të gjithë po na kanë zili

Donat Hashani

Fadil Demaku kandidat për deputet që të rikthehet në Kuvendin e Kosovës me numër 19

Donat Hashani