Telenews

Debati për shaminë, Selmanaj: Kosova është shtet laik

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është shprehur kundër lejimit të shamisë për vajzat e mitura në shkolla publike.

Selmanaj ka shkruar për Nenin 8 të Kushtetutës së Kosovës ku thuhet se Kosova është shtet laik.

Ai ka thënë se kushdo që e cenon këtë normë kushtetuese ka cenuar themelet e demokracisë.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës:  Neni 8 [Shteti Laik] Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. Kushdo që me injorancë apo qëllime tjera perfide cenon këtë normë kushtetuese, atëherë ka cenuar themelet e Demokracisë Kushtetuese të vendit tone”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

“Kryetari Mehmeti nuk është shkarkuar” – Veliu nga KPM tregon çfarë ndodhi në të vërtetë në mbledhje

Donat Hashani

Abdixhiku nga Deçani: Të gjithë po na kanë zili

Donat Hashani

Fadil Demaku kandidat për deputet që të rikthehet në Kuvendin e Kosovës me numër 19

Donat Hashani