Telenews

Qytetari e gjen kuletën me 140 euro, ia kthen pronarit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 36-vjeçar nga Prizreni i ka gjetur 140 euro në një kuletë të humbur dhe i ka dorëzuar në stacion policor.

Në njoftim thuhet se në kulet përveç parave kishte edhe një letërnjoftim të një qytetari nga Suhareka.

“Në bazë të dokumentit të gjetur në kuletë është identifikuar dhe është kontaktuar pronari i kuletës, ai ka ardhur në stacion e ka marrë kuletën me para dhe ka deklaruar se asgjë nuk i mungon”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, ky nuk është rasti i vetëm kur qytetarët i kthejnë gjërat e gjetura.

Të ngajshme

Eksplorohet shpella më e thellë në Kosovë!

Yllka Gashi

FSK-ja stërvitet bashkë me Amerikën, Kroacinë dhe Shqipërinë

Yllka Gashi

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk jeni vetëm, do të angazhohemi deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë

Yllka Gashi