Telenews

Çitaku: Kurti të mos shkojë të dialogojë për barrikada me Vuçiqin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi, rrezikon të kthehet në dialog teknik.

Ai ka shtuar se pret që Kurti në takimin e rradhës në Bruksel të mos shkojë për të biseduar për barrikadat.

“Qeveria duhet të bisedojë për marrëveshjen finale me njohje reciproke, e assesi për “barrikada e stikersa”, ka thënë Çitaku.

Po ashtu, Çitaku thotë se Kosova nuk ka arritur ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtarë.

Ajo po ashtu ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kosova ka kohë që i ka plotësuar të gjitha kriteret. Fajin për këtë, thotë se e kanë krerët aktual të shtetit, të cilët sa ishin në opozitë e kundërshtonin Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Çitaku.

Takimi i rradhës në mes të kryeministritit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet të ndodhë me datën 18 gusht.

Të ngajshme

Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona

Yllka Gashi

“Ishte tekanjoz, kërkonte…” – Grimieri shqiptar tregon detaje nga bashkëpunimi me George Mazonakis: Ishte besimtar…

Yllka Gashi

Testohet bateria e “Volkswagen”-it ID.3, rezultatet janë të pabesueshme

Yllka Gashi