Telenews

Vuçiq gjatë ekspozimit të armëve: Forcat ushtarake të Serbisë dhe ato të Kosovës s’mund të krahasohen

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se Forcat e Armatosura të Serbisë dhe të Kosovës nuk janë aspak të krahasueshme.

“Sa i përket forcës së forcave tona të armatosura dhe asaj që nuk duhet të ekzistojë, nuk i nënvlerësoj, por thjesht nuk  janë për krahasim”, ka thënë Vuçiq kur u pyet nga gazetarët rreth kësaj çështjeje, transmeton Klankosova.tv.

Këto komente ai i bëri  në ekspozimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të reja të prodhuara nga industria vendase për nevojat e ushtrisë serbe.

Ai mes tjerash tha se Serbia nuk e kërcënon askënd dhe asgjë, por siç tha ai vetëm dëshiron të sigurojë respektimin e rregullave ndërkombëtare, normave juridike ndërkombëtare nga Rezoluta 1244 e OKB-së deri te Marrëveshja e Brukselit.

Të ngajshme

“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Vendlindja e Veselit: Flamuj mirëseardhjeje për kthimin e Lulit

Yllka Gashi

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Yllka Gashi