Telenews

Haradinaj e respekton kërkesën e Begajt, takohen në Kuvend

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuat me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse këto lloj takimesh zakonisht janë zhvilluar në selitë e partive respektive, Begaj ka kërkuar që të gjithë krerët e partive opozitare t’i takojë në Kuvend.

Haradinaj e ka respektuar këtë kërkesë të kreut të shtetit shqiptar. Edhe kreu i PDK-së, që paraprakisht është takuar me Begaj i tha po ftesë së tij.

Përderisa kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, nuk ka shkuar në takim me arsyetimin e për takime të tilla janë të hapur në çdo kohë në selinë e partisë.

Të ngajshme

Përfundon seanca e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Videot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

Rrezarta Ramaj

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj