Telenews

Një i vdekur dhe një i lënduar nga vetëaksidenti me motoçikletë në Qyshk të Pejës

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti  me motoçikletë në fshatin Qyshk të Pejës.

Për Shqip.com rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nga humbja e kontrollit ka goditur një shtyllë elektrike të betonit.

“Sot në orën 15:25 policia është informuar për një aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë konkretisht në fshatin Qyshk. Me të arritur policia ka kuptuar se një motoçikletë e cila ka qenë duke lëvizur ka humbur kontrollin dhe e ka godit një shtyllë elektrike të betonit. Nga ky aksident ka vdekur një person dhe është lënduar një tjetër.”, tha Gashi.

Sipas Gashit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes kurse pasagjeri është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për tretman mjekësor.

“Në vend të ngjarjes vdekjen e motoçiklist e ka konstatuar mjeti kujdestar. Ndërsa pasagjeri është dërguar në emergjencë në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”.

Gashi tha se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë I viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Të ngajshme

​10 filmat më të mirë për t’i parë këtë prill

Blearta

Përfitimet nga çaji kamomil

Blearta

Për çfarë vepre penale mund të akuzohet Gashi dhe deri në sa vite burgim mund të dënohet nëse shpallet fajtor

Blearta