Telenews

Lirohet Fero pasi u arrestua për sulm, flet avokati i tij

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, është liruar nga paraburgimi, pasi u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm”.

Lajmin për lirimin e Feros ka konfirmuar avokati i tij, Ilir Shaqiri.

Shaqiri tha për Express se sot kanë pranuar aktvendimin nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ku thuhet se Feros i është ndëprerë masa e paraburgimit.

Reperi nga Gjilani, sipas avokatit të tij, është liruar pasi ai e ka pranuar fajësinë dhe kanë arritur dakordësi me palën e dëmtuar.

“Kjo vjen në sajë të pranimit të fajësisë nga i pandehuri. Siç e dimë të gjithë ngjarja e shkaktuar ka ndodhur nga një provokim, jo vetëm me muzikë por edhe me gjeste që ka çuar deri edhe në agresivitet. Fero është shprehur i penduar për atë që ka bërë dhe kështu kanë arritur në një dakordësi dhe janë pajtuar”, tha avokati Shaqiri.

“Dënim do të ketë. Ne po e presim vendimin final ku do të na kumtohet se me çfarë dënimi do të dënohet ai”, tha Shaqiri.

Të ngajshme

E papritura ndodh mes Meritonit dhe Rikes

Blearta

Në New York s’është vëmendja veç në sport, jo së paku kur atje është Luana!

Rrezarta Ramaj

Jennifer Lopez surprizon mijëra fansa me një paraqitje spektakolare në Francë

Rrezarta Ramaj