Telenews

Vuçiq e njofton ambasadoren kineze për takimin e nesërm me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se ka kërkuar nga ambasadorja kineze Chen Bo që të takohet sot për ta njoftuar atë me situatën në Kosovë para takimit në Bruksel.

Vuçiq tha se “Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut si e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe se kërkon që Prishtina të përmbushë atë që është marrë vesh”, njoftoi zyra e tij.

Nesër në orën 10:30 në kryeqendrën evropiane do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, raporton Tanjug.

Ky takim do të të ndërmjetësohet nga kryediplomati evropian Josep Borrell dhe emisari I BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Të ngajshme

Policia në Gjakovë merr masa për parandalimin e garave të paligjshme të shpejtësisë

Yllka Gashi

Sara Gjordeni ka reaguar publikisht pas publikimit të pamjeve të një episodi dhune, duke shprehur tronditjen dhe indinjatën e saj për ngjarjen.

Yllka Gashi

Punëtorët e “Prishtina Parking”-ut protestojnë për mospagesën e pagave

Yllka Gashi